Politike

VD-Kanabisi! Çuçi: Do ketë ligj me rregulla strikte, për liçensën dhe vendin ku mbillet ai

29 Prill 2022, 09:18 Nga DOSJA
VD-Kanabisi! Çuçi: Do ketë ligj me rregulla strikte, për

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi bëri të qartë ditën e sotme se kushdo që do të kultivojë kanabis për qëllime vetjake duhet të ndjekë rregulla strikte. Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Çuçi tha se do të hartohet një ligj i posaçëm që do të kërkojë liçencë si dhe informacion për vendet ku lënda do të mbillet. 


Pyetje: Ditë më parë bëtë një takim për luftën me kanabis, qeveria ka vendosur legalizmin për qëllime mjekësore. Cfarë studimesh keni bërë? Keni pasur konsulta me partnerë ndërkombëtarë, si do e kontrollojë qeveria që të mos ketë kultivim në tregun informal?

Çuçi: Nuk ka lidhje kultivimi me qëllime mjekësore me atë të jashtëligjshëm për qëllime të tjera, ne do i përgjigjemi edhe miratimit që morëm nga Këshilli Kombëtar. Do ta bëjmë me një lig të posacëm, do ketë rregulla strikte, për licensën dhe për vendet ku do të mbillet. Disa vende e kanë të legalizuar jo vetëm për qëllime mjekësore, dihet ndikimi në ekonomi të kultivimit dhe përpunimit të kanabis. Nuk mund të flas për statistikat e Maqedonisë së Veriut, ka pasur sukses dhe dështim. Nuk ka të bëjë me fenomenin. 

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike bledi çuçi vkm 29 prill 2022 bledi çuçi vkm 29 prill 2022

Sondazh

Poll