Sport

VD/ West Ham parandalon “pushtimin” nga tifozët e Eintracht, por në fushë…

29 Prill 2022, 04:06 Nga DOSJA
VD/ West Ham parandalon “pushtimin” nga tifozët e Eintracht,

ANGLI – Se çfarë ndodhi në fushën e blertë, është histori tjetër. Por West Ham i kishte marrë masat që të enjten në stadiumin e Londrës, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Europa League, të mos pushtohej prej tifozëve të Eintracht Frankfurt, si ai që ndodhi në “Camp Nou” kundër Barcelonës.

Klubi anglez ia doli që, megjithëse pati një frekuentim të madh të tifozëve gjermanë, nuk u shndërrua në pushtim. Edhe pse kishte 10.000 tifozë të Eintracht të zhvendosur në Londër, vetëm 3.000 ishin në gjendje të hynin në ndeshje, aq sa parashikonte UEFA.

Kështu, West Ham në mënyrë të përsëritur i paralajmëroi tifozët e tyre se, nëse do të rishitnin vendet e tyre, abonimi i tyre do të anulohej dhe do të pengoheshin të hynin në stadiumin e Londrës për pjesën e mbetur të këtij sezoni dhe gjithashtu në 2022-23.

Sigurisht që Eintracht Frankfurt ishte shumë i kontrolluar në fushën e West Hamit, por tifozët e tyre edhe pse bëhen të njohur, janë në zonën e destinuar për ta. Shumë udhëtuan pa bileta dhe u mblodhën në periferi të stadiumit të Londrës, por pa mundur të pajiseshin me bileta. Drejtuesit e West Hamit i kishin marrë masat. Por në fushë, ndodhi ajo që pak pritej, West Ham humbi 2-1 ndaj Eintrahtit…

Die besten Fans der Welt sind da! ??#WHUSGE #SGEuropa #UEL pic.twitter.com/3WWWq7l0X4

— Eintracht Frankfurt (@Eintracht) April 28, 2022

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport ish-trajneri i west ham dhe spurs në ndeshjen kundër eintracht frankfurt së bashku me west ham ish-trajneri i west ham dhe spurs në ndeshjen kundër eintracht frankfurt së bashku me west ham

Sondazh

Poll