Sport

Barazimi ndaj Leicester, Mourinho lojtarëve: Harrojeni Tiranën, finalja luhet në Romë

28 Prill 2022, 21:41 Nga DOSJA
Barazimi ndaj Leicester, Mourinho lojtarëve: Harrojeni Tiranën,

ITALI– Barazim në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Conference League mes Leicester dhe Romës. Në stadiumin King Power ndeshja përfundoi 1-1, që për mënyrën sesi u luajt dhe për rezultatin në një transfertë të vështirë konsiderohet pozitive për skuadrën verdhekuqe. Në përfundim të ndeshjes Mourinho foli për Sky duke komentuar rezultatin.

“Ne humbëm shumë topa. Ekipi ishte gjithmonë i organizuar, ne ushtronim presion. Pas kësaj ritmi ra dhe ndeshja ishte e vështirë në pjesën e dytë. Finalja jonë do të jetë në Romë, në ndeshjen e kthimit dhe jo në Tiranë.

Njerëzit në Romë do të jenë ultra të motivuar për këtë ndeshje. Por unë them se kemi një ndeshje shumë të rëndësishme të dielën, sepse Leicester nuk ka çfarë të luajë në Premier League, ndërsa ne kemi shumë për të luajtur në kampionat për të qëndruar në garën për Europa League”.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport mourinho roma mourinho roma

Sondazh

Poll