Sport

Conf.League/ Roma reziston ndaj Leicester, Feynoord mposht Marseille mes spektaklit

28 Prill 2022, 21:16 Nga DOSJA
Conf.League/ Roma reziston ndaj Leicester, Feynoord mposht Marseille mes

EUROPË-Barazim në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Conference League mes Leicesterit dhe Romës. Në stadiumin ‘King Power’ ndeshja përfundoi 1-1. Roma e Mourinhos kaloi në epërsi në minutën e 15′ me Pellegrinin. Mesfushori shfrytëzoi një asist nga Zalewski.

Reagimi i vendasve ishte i mirë por barazimi do të vinte në minutën e 67′ me Lookman. Ndeshja në Olimpico do të jetë vendimtar për të përcaktuar skuadrën që do të luajë në finalen e Tiranës.

Feyenoord dhe Marseille dhuruan spektakël në sfidën e parë gjysmëfinale të Conference League-s të zhvilluar në stadium “De Kuip” të Roterdamit, ku u shënuan në total pesë gola. Skuadra holandeze triumfoi me rezultatin 3-2, por çështja e kualifikimit mbetet e hapur në ndeshjen e kthimit në Velodrome.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport marseille roma marseille roma

Sondazh

Poll