Sport

Liverpool, epoka Klopp vazhdon deri në vitin 2026: “Vendi i duhur për mua”

28 Prill 2022, 17:36 Nga DOSJA
Liverpool, epoka Klopp vazhdon deri në vitin 2026: “Vendi i duhur

ANGLI– Liverpool dhe Jurgen Klopp vazhdojnë bashkëpunimin. Pas suksesit në takimin ndaj Villareal në gjysmëfinalen e Champions League, klubi anglez u ka dhënë një tjetër gëzim tifozëve. Liverpool ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshjen për rinovimin e kontratës deri në vitin 2026, duke e zgjatur kështu edhe për dy sezone të tjera.

Në Anfield që nga viti 2015, Klopp mund të hapë një epokë në krye të klubit me të cilin ai fitoi një Champions League në vitin 2019 dhe Premier League në 2020.

“Ka kaq shumë fjalë që mund t’i përdor për të përshkruar ndjenjat e mia pas këtij lajmi – komentoi Klopp -, i kënaqur, i nderuar, i bekuar, i privilegjuar dhe i lartësuar për këtë fillim të ri. Kam ndjenjën se me Liverpool-in e gjetëm njëri-tjetrin në mënyrë perfekte. E di që është vendi i duhur për mua dhe e di që jam njeriu i duhur për Liverpool-in.”

 

We are delighted to announce Jürgen Klopp has signed a new contract to extend his commitment with the club! ?

— Liverpool FC (@LFC) April 28, 2022

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport klopp liverpool klopp liverpool

Sondazh

Poll