Bota

Vrasja në Klinë! DETAJET, vëllezërit dolën për iftar me familjen, arrestohen 5 persona

29 Prill 2022, 05:49 Nga DOSJA
Vrasja në Klinë! DETAJET, vëllezërit dolën për

KOSOVË– Klina u trondit mbrëmjen e djeshme nga një vrasje ku mbeti i vrarë një 23-vjeçar dhe u plagosën dy vëllezërit e tij. Për rastin deri tani janë arrestuar pesë persona. Sipas mediave ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:43 minuta, atëherë edhe kur ishte njoftuar Policia se në Klinë ka pasur të shtëna armësh dhe të plagosur.

Viktima dhe dy të plagosurit janë vëllezër. Ata kishin dalë për iftar me familje në një restorant, në parkingun e të cilit edhe sulmi me armë.

“Në 20:43 minuta policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatu se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e mjekësisë familjare pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”- njoftoi policia.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

diaspora rajoni kosove vrasje në kosovë kosove vrasje në kosovë

Sondazh

Poll