Bota

Një javë protestë për çmimin, opozitarit turk i rikthehet energjia pasi e paguan

28 Prill 2022, 20:39 Nga DOSJA
Një javë protestë për çmimin, opozitarit turk i

TURQI- Në Turqi duhet të paguash dritat se t’i presin, madje edhe po të jesh drejtues partie. Mirëpo energjia elektrike është rikthyer në banesën e kreut të opozitës kryesore të Partisë Popullore Republikane, Kemal Kılıçdaroğlu pasi ai pagoi faturat e tij të papaguara, duke i dhënë fund protestës së tij njëjavore kundër qeverisë për rritjen e çmimeve.

Kompania private e energjisë ndërpreu energjinë elektrike në shtëpinë e Kiliçdaroglu, pasi ai nuk i paguante faturat që nga muaji shkurt. Ai kishte thënë se e nisi këtë protestë për të qenë zëri i atyre që nuk kanë mundësi të paguajnë faturat e larta të shërbimeve.

“Unë, me gruan time, do të jetojmë në errësirë ​​[në shtëpinë tonë] për një javë,”- tha Kılıçdaroğlu në një video-mesazh që postoi në llogarinë e tij në Twitter vonë më 21 prill. Madje postonin dhe video nën dritën e qirinjve.

Marrë nga hurriyetdailynews.com

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota kemal kilicdaroglu turqi kemal kilicdaroglu turqi

Sondazh

Poll