Bota

Kush janë dy ministrat shqiptarë në qeverinë e Abazoviç

28 Prill 2022, 21:24 Nga DOSJA
Kush janë dy ministrat shqiptarë në qeverinë e

MALI I ZI- Dritan Abazoviç është zgjedhur si kryeministri i 43-të i Malit të Zi. Sot, në seancën e Kuvendit të Malit të Zi, më 28 prill në Cetinje u votua qeveria e re, pjesë e të cilës janë edhe dy shqiptarë të tjerë që kanë marrë poste ministrore.

Ministër për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave është zgjedhur kreu i Partisë Demokratike, Fatmir Gjeka, ndërsa ministër i Administratës Publike është Marash Dukaj nga Alternativa Shqiptare. Gjeka, ka lindur në Tivar më 1975, është i diplomuar për ekonomi, ish-kryetar i Komunës së Ulqinit, deputet shumëvjeçar i Kuvendit të Malit të Zi.

Ndërsa Marsh Dukaj, i lindur më 1985 në Tuz, Master i Psikologjisë Shkollore, gazetar dhe profesor shumëvjeçar, drejtor shumëvjeçar i drejtorisë në Ministrinë e Arsimit, ish-menaxher i Komunës së Tuzit.

Qeveria e Abazoviç do të ketë 18 ministri, katër nënkryetarë dhe dy ministra pa portofol.

LAJMI KRYESOR: HISTORIKE! Qeveria merr dritën jeshile. Abazoviç,i pari kryeministër shqiptar në Malin e Zi

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni fatmir gjeka marash dukaj qeveria e re e malit te zi fatmir gjeka marash dukaj qeveria e re e malit te zi

Sondazh

Poll