Bota

Abazoviç zgjidhet kryeministër, Osmani: Ndajmë rrugën e përbashkët drejt integrimit në BE

28 Prill 2022, 21:02 Nga DOSJA
Abazoviç zgjidhet kryeministër, Osmani: Ndajmë rrugën e

KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka uruar kryeministrin e ri të Malit të Zi Dritan Abazoviç. Me anë të një postimi në Facebook, Osmani shkruan se është premtuese që të shohën në krye të një vendi fqinj, një mik që do të ndajnë së bashku rrugën drejt integrimit në BE.

Postimi i Plotë:

Sot Mali i Zi votoi qeverinë e re të udhëhequr nga z. Dritan Abazoviq. Në këto kohë kur kontinenti ynë sfidohet nga autokratët dhe kur vazhdimisht sulmohen vlerat demokratike, është jashtëzakonisht premtuese të shohësh në krye të institucioneve të një vendi fqinj një mik me të cilin ndajmë rrugën e përbashkët drejt integrimit në BE. Sot është po ashtu një arritje e rëndësishme për shqiptarët në Mal të Zi. Kosova dhe Mali i Zi gëzojnë raporte të shkëlqyera e jam e sigurt se bashkëpunimi bilateral do të intensifikohet githnjë e më shumë. Urime e punë të mbarë, Kryeministër Abazoviq!

LAJMI KRYESOR/ EMRAT-PROPOZIMET/ Sot votohet kabineti qeveritar i Abazoviç në Malin e Zi

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni dritan abazovic qeveria e re ne mal te zi vjosa osmani dritan abazovic qeveria e re ne mal te zi vjosa osmani

Sondazh

Poll