Bota

Guterres i rrezikohet jeta në Kiev! Ushtria ruse sulmon me raketa hotelin ku ai ndodhet

29 Prill 2022, 05:37 Nga DOSJA
Guterres i rrezikohet jeta në Kiev! Ushtria ruse sulmon me raketa hotelin

UKRAINË– Dy shpërthime goditën kryeqytetin Kiev, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ishte në qytet për bisedime me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky. Sipas zëdhënësit të tij, një nga raketat që goditi Kievin të enjten ishte pranë hotelit ku po qëndron sekretari i përgjithshëm i OKB-së për vizitë. Raketa goditi një orë pasi Antonio Guterres mbajti një konferencë shtypi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Guterres dhe ekipi i tij janë të sigurt, tha zëdhënësi i tij Stéphane Dujarric për CBS News. Ai shtoi se delegacioni i OKB-së po takonte kryeministrin në zyrën e tij dhe nuk ishte në hotel në atë moment.

“Unë jam sot në Kiev. Dy raketa kanë shpërthyer në Kiev, u trondita kur u informova se dy raketa kishin shpërthyer në qytetin ku ndodhem”, deklaroi Guterres.

Volodymyr Zelenskyy, në video-mesazhin e tij të përditshëm, tha se “sot, menjëherë pas përfundimit të bisedimeve tona me Guterres në Kiev, 5 raketat ruse fluturuan në qytet. Kjo tregon shumë për qëndrimin e vërtetë të Rusisë ndaj institucioneve globale, në lidhje me përpjekjet e udhëheqjes ruse për të poshtëruar OKB-në dhe gjithçka që përfaqëson organizata. Prandaj kërkon një përgjigje të menjëhershme dhe të fuqishme”.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll