Bota

Atentat në Kosovë, një person i vrarë dhe një i plagosur

28 Prill 2022, 20:42 Nga DOSJA
Atentat në Kosovë, një person i vrarë dhe një i

KOSOVË- Të shtëna me armë në Kosovë. Një person me emrin Fazli Hoxha ka vdekur dhe një tjetër është plagosur fshatin Volljakë të Klinës. Telegrafi shkruan se rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Ai ka thënë se personat e plagosur janë dërguar menjëherë në e Spitalin e Pejës, por nga plagët e marra, njëri ka vdekur.

“Policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatu se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e mjekësisë familjare në Klinë, pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, deklaroi Gashi.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 20:43 minuta. Pas incidentit, policia ndodhet në vendin e ngjarjes, dhe po merret me detajet e rastit. Ndërkaq, ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri tek vrasja.

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni policia e kosoves vrasje në kosovë policia e kosoves vrasje në kosovë

Sondazh

Poll