Bota

Telefonatë e pazakontë, Kurti në SHBA, Borrell e thërret nga Kili

28 Prill 2022, 20:44 Nga DOSJA
Telefonatë e pazakontë, Kurti në SHBA, Borrell e thërret nga

KILI- Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Joseph Borrell, ka telefonuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për ta falënderuar për sanksionet që Kosova i ka vënë Rusisë. E veçanta e kësaj telefonate ishte se, si Kurti ashtu edhe Borrell janë në kontinente të ndryshme nga aty ku qëndrojnë gjithmonë.

“Falënderoj Përfaqësuesin e Lartë Josep Borrell për thirrjen e tij nga Kili. Megjithëse të dy larg shtëpisë, në dy kontinente, por në një zonë kohore, gjetëm disa momente për të diskutuar situatën aktuale dhe për të ndjekur dialogun e ardhshëm në rajonin tonë. Ai përsëri falënderoi Kosovën. për përafrimin me sanksionet e BE-së kundër Rusisë,”- shkroi Kurti në llogarinë e tij në Tëitter.

 

Thanks to HR @JosepBorrellF for his call from Chile. Though both far from home, in two continents but one time zone, we found some moments to discuss current situation & pursue future dialogue in our region. He again thanked ?? for aligning with ?? sanctions against ??.

— Albin Kurti (@albinkurti) April 28, 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në SHBA së bashku me Presidenten Vjosa Osmani pasi ishin pjesë e funeralit të Madeliene Albright.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni albin kurti joseph borrell albin kurti joseph borrell

Sondazh

Poll