Sport

Lajmi i vdekjes së tij bëri xhiron e rrjetit, Ibrahimovic shkon në spital të takojë Raiolën

28 Prill 2022, 17:21 Nga DOSJA
Lajmi i vdekjes së tij bëri xhiron e rrjetit, Ibrahimovic shkon

ITALI- Në ditën kur gjendja shëndetësore e Mino Raiolës u cilësua si shumë e rëndë, Zlatan Ibrahimovic vizitoi agjentin e tij. Sulmuesi suedez i Milanit ka mbërritur në mesditë në spitalin San Raffaele të Milanos ku ndodhet i shtruar agjenti sportiv.

Ndërkohë, Mario Balotelli ka dashur të lërë mesazhin e tij për vetë Raiolën, i cili ka qenë gjithmonë pranë tij. “Të dua, qëndro i fortë Mino”, ka shkruar sulmuesi që luan në Turqi. Shumë lojtarë të tjerë kanë postuar mesazhe afërsie me Raiolën në rrjetet e tyre sociale.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport ibrahimovic raiola ibrahimovic raiola

Sondazh

Poll