Sport

Tuchel shpreh besnikëri ndaj klubit: “Unë do të qëndroj te Chelsea!”

28 Prill 2022, 15:36 Nga DOSJA
Tuchel shpreh besnikëri ndaj klubit: “Unë do të

ANGLI – Chelsea aktualisht nuk lejohet të bëjë transferime lojtarësh, apo të angazhohet në negociata për kontratë. Së fundmi, u bë e ditur, se lojtari i kombëtares gjermane Antonio Rüdiger (29 vjeç) do të largohet nga “blutë” e Londrës në verë.

Kundër të gjitha gjasave, Thomas Tuchel (48 vjeç) dëshiron të mbajë të bashkuar grupin. Ai siguroi të mërkurën, se do të vazhdojë si trajner i Chelseas deri më 2024 kur i përfundon kontrata.

Javët e fundit kishte zëra lamtumire për trajnerin gjerman: “Do të jem aty me gjithë zemër dhe me gjithë njohuritë e mia, me siguri,”– tha Tuchel, duke i përshënjeshtruar fjalët e përhapura në media.

Trajneri gjerman është i bindur se ai mund të krijonte një ekip konkurrues. “Po. Kjo është puna ime, është puna ime në fund të fundit. Pavarësisht se si do të zgjidhet situata dhe sa aktivë mund të jemi në tregun e transferimeve”.

Sipas statusit aktual, Tuchel mund të planifikojë vetëm me lojtarë të huazuar si “të ardhur”, duke përfshirë ish-sulmuesin e BVB, Michy Batshuayi (Besiktas Stamboll), Billy Gilmour (Norwich City) Tiemoué Bakayoko (Milan), Emerson (Olympique Lyon) dhe Ethan Ampadu (Venecie).

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport “blutë” e chelseas gjermani thomas tuchel pjesë e planeve të thomas tuchel trajneri i chelsea “blutë” e chelseas gjermani thomas tuchel pjesë e planeve të thomas tuchel trajneri i chelsea

Sondazh

Poll