Sport

Klopp do të vazhdojë te Liverpool, më jetëgjati pas Bill Shankly

28 Prill 2022, 15:13 Nga DOSJA
Klopp do të vazhdojë te Liverpool, më jetëgjati pas Bill

ANGLI – Deri më tani, trajneri i Liverpoolit, Jürgen Klopp (54) ka qenë i qartë për kontrata e tij. Vetëm pak javë më parë, ish-trajneri i BVB, tha: “Plani im është që do të qëndroj deri në vitin 2024 dhe më pas do të jetë: faleminderit shumë!”

Megjithatë, tani ka shenja të një kthese të çmendur. Sipas një lajmi të “The Athletic”, Klopp të enjten ka zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2026.

Drejtuesit e klubit thuhet se janë të befasuar nga sezoni i Liverpoolit. Skuadra është në garë për ligën, është në finalen e FA Cup, ka fituar Kupën EFL dhe është afër finales së Champions League, pasi mposhti 2-0 në gjysmëfinalen e parë Villarrealin.

Marc Kosicke dhe presidenti i Fenway Sports Group, Mike Gordon, ishin në tribunë kur skuadra “Reds” fitoi ndaj Villarrealit të mërkurën. Fenway Sports Group ka në pronësi Liverpool që nga viti 2010. Të dyja, thuhet se kanë shfrytëzuar rastin për bisedimet fillestare rreth kontratës dhe qëndrimit të trajnerit.

Kontrata e re do ta bënte Klopp trajnerin më jetëgjatë të Liverpoolit, që nga legjendari Bill Shankly, i cili drejtoi “Reds” nga 1959 deri në 1974.

Së fundmi, Klopp e zgjati kontratën më 2019, pasi Liverpool fitoi titullin e Champions League në finale kundër Tottenham (2-0). Pas fitores së Villarealit, finalja duhet të jetë sërish këtë vit për “Reds”.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp gjermani jurgen klopp trajnerin e saj gjerman jurgen klopp “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp gjermani jurgen klopp trajnerin e saj gjerman jurgen klopp

Sondazh

Poll