Sport

19 goditje në portë dhe 654 pasime, si Liverpool ‘terrorizoi’ Villareal në Anfield

28 Prill 2022, 13:37 Nga DOSJA

ANGLI- Liverpool frikëson. Në takimin ndaj Villareal skuadra e Klopp fitoi me shifrat 2-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale.Mënyra e lojës, intensiteti, ritmi, presioni, sulmi… Gjithçka. Anglezët në këtë moment janë një ekip i frikshëm. Ata janë një enciklopedi futbolli dhe dominojnë të gjitha format e lojës.

Vetë Unai Emery, trajner i Villarrealit, dha meritat skuadrës së  Klopp. “Mund të ishte më keq, nuk merituam asgjë.” 73% posedim të topit për Liverpool, 19 goditje, pesë në portë, për vetëm një të skuadrës së Villareal. Skuadra angleze zhvilloi 654 pasime për 180 të Villareal.

Ndeshja e Liverpool ngjalli admirim në Angli. Është e mundur që, për momentin, djemtë e Klopp të jenë favoritët në Champions League dhe Premier League, pavarësisht se janë një pikë prapa Cityt në renditje.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport liverpool villareal liverpool villareal

Sondazh

Poll