Sport

Leipzig-Rangers, fluturimet për në Gjermani me çmime të kripura: tifozët gjejnë zgjidhjen

28 Prill 2022, 13:27 Nga DOSJA
Leipzig-Rangers, fluturimet për në Gjermani me çmime të

SKOCI- Kanë mbetur vetëm pak orë për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa League ndërmjet Leipzig dhe Rangers. Skuadra drejtuar nga  Giovanni van Bronckhorst do të përballet me klubin e Bundesligës në Gjermani, por lojtarët e Rangers rrezikonin të dilnin në fushë me mbështetjen e shumë pak tifozëve. Faji është për çmimet e çmendura, jo biletat e ndeshjes në Red Bull Arena, por fluturimet.

Pasi Rangers siguroi kalimin për në gjysmëfinale, linjat ajrore rritën ndjeshëm çmimet në shumë linja nga Skocia, Irlanda dhe Anglia. Papritur, fluturimet direkte, të cilat deri pak javë më parë kushtonin më pak se 100 paund, ishin katër herë më të larta.

Megjithatë, tifozët e Rangers do të jenë në Gjermani falë dinakërisë së tyre. Tifozët e klubit skocez kanë hulumtuar linjat ajrore dhe kanë planifikuar devijime me kosto të ulët për udhëtimet e tyre.

Tifozët kanë organizuar udhëtime në aeroportet e largëta në Skandinavi, Ishujt Balearik dhe Evropën Lindore, dhe prej andej do të udhëtojnë më pas në aeroportin e Leipzig. Të gjitha me çmime super të ulëta. Pak dinakëri dhe një devijim i vogël për të ndjekur ekipin e preferuar në një sfidë vërtet të rëndësishme.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport europa league rangers europa league rangers

Sondazh

Poll