Sport

Dëmtoi ligamentet e gjurit, Keidi Bare humb sezonin me Espanyol dhe ndeshjet e Kombëtares

28 Prill 2022, 13:14 Nga DOSJA
Dëmtoi ligamentet e gjurit, Keidi Bare humb sezonin me Espanyol dhe

SPANJË– Lajme aspak pozitive nga Spanja për mesfushorin e Kombëtares, Keidi Bare. Mesfushori nuk do të luajë më këtë sezon dhe do të mungojë në pesë ndeshjet e fundit të La Ligas. 24-vjeçari humbet gjithashtu angazhimet me Shqipërinë ku kuqezinjtë në muajin qershor do të luajnë ndeshjet e Ligës së Kombeve, fillimisht me Islandën në transfertë më 6 qershor dhe Izraelin në shtëpi katër ditë më pas.

Gazetari Joan Cami konfirmon se dëmtimi në gju i ka prekur ligamentet lojtarit dhe do të mungojë për tre muaj. Sipas tij, ky dëmtim ka qenë i mbartur që në miqësoren ku Shqipëria luajti ndaj Spanjës dhe lojtari ka qenë i detyruar të luante me dhimbje. Stafi mjekësor ka vendosur të mos rrezikojë dhe lojtari të vazhdojë rikuperimin.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport espanyol keidi bare espanyol keidi bare

Sondazh

Poll