Bota

Gjermania mbron blerjet e vazhdueshme të gazit rus, Scholz: Na duhet kohë të heqim dorë

28 Prill 2022, 13:37 Nga DOSJA
Gjermania mbron blerjet e vazhdueshme të gazit rus, Scholz: Na duhet

UKRAINË– Më herët sot, një grup i pavarur kërkimor zbuloi se Gjermania ishte blerësi më i madh i energjisë ruse në dy muajt e parë të luftës, duke shpenzuar rreth 9.1 miliardë euro për dërgesat e karburanteve fosile.

Kancelari Olaf Scholz ka mbrojtur pozicionin e vendit të tij, duke thënë se është një sfidë që shumë vende evropiane, përfshirë Gjermaninë, varen nga importet e burimeve fosile nga Rusia.

Ai tha se qeveria e tij synon t’i japë fund importeve të qymyrit dhe naftës ruse këtë vit, por do të duhet më shumë kohë për të hequr qafe gazin. I pyetur nëse ai ishte i shqetësuar se Rusia mund të ndalonte dërgimin e gazit në Gjermani, Scholz tha se çdo ndërprerje do të kishte pasoja për situatën ekonomike.

Kritikët kanë akuzuar Gjermaninë se nuk ka ndërmarrë veprime mjaft të forta ndaj Rusisë. Vendi është shumë i varur nga gazi rus.

LAJMI KRYESOR: UFTA/Zelenskyy takohet me Guterres. SHBA: Ekzekutohen ukrainasit. Rubla në fuqi në Kherson

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota olaf scholz olaf scholz

Sondazh

Poll