Bota

Ndërtohet skema 3D! Si u vra ‘koka’ e mafias greke (Video)

28 Prill 2022, 09:50 Nga DOSJA
Ndërtohet skema 3D! Si u vra ‘koka’ e mafias greke (Video)

GREQI-Mediat greke kanë publikuar pamjet 3D, nga ekzekutimi i 55-vjeçarit Giannis Skaftourou. Këto pamje sjellin detajet se si autorët u futën në banesën e shënjestrës dhe e ekzekutuan atë në sy të familjes. Në video duken autorët që futen në shtëpinë e Skaftourou teksa ai po drekonte me familjen e tij. Sipas mediave greke, autorët kanë qenë paktën gjashtë persona dhe kanë zbrazur karikatorin mbi trupin e tij, në të cilin u gjetën 10 plumba, 3 prej tyre në kokë.

Hetimet po vazhdojnë me ritm të shpejta për gjetjen e ekzekutorëve. Ekzekutorët e Skaftourou nuk i kanë lënë asgjë rastësisë duke e planifikuar vrasjen e tij në detaje. 

“Autorët njihnin shumë mirë shtëpinë e viktimës, muret rrethuese dhe çdo gjë tjetër përreth. Autorët kanë lënë motorin rreth 100 metra larg shtëpisë së Skaftourou, dhe janë futur përmes një rrugë në të cilën nuk ka as banesa dhe as qarkullim, duke mbërritur në tokën e vilës së tij,” tha gazetari i televizionit “Mega”.

Giannis Skaftourou, është vrarë pak ditë më parë në vilën e tij në Dervenochoria, Beotia. Hetimet po vijojnë dhe dyshohet se pas këtij krimi qëndron një bandë shqiptarësh. Kjo vjen pas një konflikti që ka pasur vetë Skaftourou me një grup shqiptarësh në burgun e Koridhalos, ku dhe u plagos prej tyre në vitin 2018. Edhe urdhri për vrasjen e tij dyshihet të ketë dalë nga i njëjti burg. 

(d.d)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni giannis skaftourou vritet giannis skaftouros giannis skaftourou vritet giannis skaftouros

Sondazh

Poll

Bota 28 Prill 2022, 12:03

Pas alarmit, rihapen shkollat në Mal të Zi

MALI I ZI-Një ditë pas mesazheve kërcënuese për bomba në disa institucione vendore dhe shkolla sot në Malin e Zi mësimi ka vijuar normalisht nën mbikëqyrjen e p...