Bota

VIDEO/ Përfshihet nga flakët autobuzi me mbi 30 nxënës në Greqi

28 Prill 2022, 12:52 Nga DOSJA
VIDEO/ Përfshihet nga flakët autobuzi me mbi 30 nxënës

GREQI- Një autobus me një grup skautistësh është përfshirë nga flakët në kilometrin e 7-të të rrugës Termopile-Itea, pak përpara Bralos në Greqi të cilët ishin nisur nga Volosi në drejtim të Agrinios.

Sipas mediave vendase, autobusi është mbushur papritur me tym të zi të dendur ku menjëherë është ndaluar në anë të rrugës dhe është evakuuar brenda pak minutash, pasi pasagjerët janë transportuar në një vend të sigurt larg autobusit që digjej.  33 skautë që i përkisnin një shoqate nga Agrinio ishin në autobus dhe po ktheheshin nga një ekskursion që kishin shkuar në Volos.

Mobilizimi i zjarrfikësve ka qenë i menjëhershëm dhe në vendngjarje kanë mbërritur 5 makina, ndërsa flakët kanë rrethuar të gjithë autobusin dhe po përhapen në një zonë pyjore.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni digjet autobuzi ne greqi digjet autobuzi ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 28 Prill 2022, 12:03

Pas alarmit, rihapen shkollat në Mal të Zi

MALI I ZI-Një ditë pas mesazheve kërcënuese për bomba në disa institucione vendore dhe shkolla sot në Malin e Zi mësimi ka vijuar normalisht nën mbikëqyrjen e p...