Bota

VD/ Pamje drithëruese! Humbi të bijën 3 muajshe dhe bashkëshorten gjatë një sulmi rus

28 Prill 2022, 08:20 Nga DOSJA

UKRAINË- Ndërkohë që lufta vazhdon në Ukrainë, publikohen pamjet nga ceremonia mortore e babait që humbi të bijën dhe baskëshorten gjatë një sulmi rus.

Sipas Daily Mail, një baba i ri ukrainas, Yuri Glodan, është shkatërruar ndërsa u detyrua që të varrosë në të njëjtin ditë vajzën e tij vetëm 3-muajshe, bashkëshorten dhe vjehrrën.

Momentet e fotografuara gjatë ceremonisë mortore janë rrëqethëse, ndërsa ai shihet duke qarë me dënesë mbi arkivolin e vogëlushes së tij.

Shuarja e tre brezave erdhi si pasojë e goditjes së apartamentit ku ato jetonin nga dy raketa ruse. Nga ky shpërthim humbën jetën edhe 8 persona të tjerë.

Yuriy Glodan ishte larguar nga banesa duke lënë atje familjen e tij, pasi kishte shkuar për të blerë gjërat që u nevojiteshin. Në momentin që kishte dëgjuar për shpërthimet ai ishte nisur drejt pallatit, i cili po digjej.

Kur arriti në banesën e tij, ai gjeti trupat e gruas së tij dhe nënës së saj, të vrarë nga një raketë ruse që kishte rënë në katet e poshtme.

LAJMI KRYESOR: UFTA/Zelenskyy takohet me Guterres. SHBA: Ekzekutohen ukrainasit. Rubla në fuqi në Kherson

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi yuri glodan lufta ukraine-rusi yuri glodan

Sondazh

Poll

Bota 28 Prill 2022, 12:03

Pas alarmit, rihapen shkollat në Mal të Zi

MALI I ZI-Një ditë pas mesazheve kërcënuese për bomba në disa institucione vendore dhe shkolla sot në Malin e Zi mësimi ka vijuar normalisht nën mbikëqyrjen e p...