Bota

Peskov: Furnizimi i Ukrainës me armë kërcënon sigurinë evropiane

28 Prill 2022, 12:17 Nga DOSJA
Peskov: Furnizimi i Ukrainës me armë kërcënon sigurinë

UKRAINË- Zëdhënësi i Kremlinit ka thënë se furnizimi i Ukrainës me armë perëndimore përbën një kërcënim për sigurinë e kontinentit europian.

Sipas Sky news, Dmitry Peskov ka akuzuar aleatët perëndimorë se po zhvillojnë një luftë prokure kundër Rusisë.

“Në vetvete, tendenca për të furnizuar me armë, përfshirë armë të rënda, në Ukrainë dhe vende të tjera janë veprime që kërcënojnë sigurinë e kontinentit dhe provokojnë paqëndrueshmëri,”– tha Peskov.

Ai iu përgjigj vërejtjeve të bëra nga Liz Truss, e cila tha dje se vendet që kundërshtojnë pushtimin rus duhet të dyfishojnë mbështetjen dhe të vazhdojnë furnizimin me armë qiellore, tanke dhe aeroplanë për Ukrainën.

Peskov foli gjithashtu për marrjen e Twitter nga Elon Musk. Ai tha se Rusia do të presë dhe do të shohë se si pronësia e miliarderit do të ndikojë në platformë, por shtoi se dyshon se media sociale perëndimore është në gjendje të pasqyrojë këndvështrime të ndryshme.

Presidenti Vladimir Putin kërcënoi të mërkurën se nëse dikush tenton të kërcënojë Rusinë do të hakmerren shumë shoejt ndaj tyre. 

“Nëse dikush synon të ndërhyjë në ngjarjet në vazhdim nga jashtë dhe të krijojë kërcënime strategjike për Rusinë që janë të papranueshme për ne, ata duhet ta dinë se sulmet tona hakmarrëse do të jenë të shpejta rrufe”-tha Putin. 

LAJMI KRYESOR: UFTA/Zelenskyy takohet me Guterres. SHBA: Ekzekutohen ukrainasit. Rubla në fuqi në Kherson

(j.c)/dosja/al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota dmitry peskov lufta ukraine-rusi vladimir putin dmitry peskov lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll

Bota 28 Prill 2022, 12:03

Pas alarmit, rihapen shkollat në Mal të Zi

MALI I ZI-Një ditë pas mesazheve kërcënuese për bomba në disa institucione vendore dhe shkolla sot në Malin e Zi mësimi ka vijuar normalisht nën mbikëqyrjen e p...