Bota

Stoltenberg: Lufta në Ukrainë mund të zvarritet për muaj apo vite

28 Prill 2022, 13:27 Nga DOSJA
Stoltenberg: Lufta në Ukrainë mund të zvarritet për muaj apo

BRUKSEL– Shefi i aleancës ushtarake perëndimore ka pranuar se konflikti në Ukrainë mund të vazhdojë për muaj apo vite me rradhë.

Duke folur në Bruksel, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se aleanca është e gatshme të mbështesë Ukrainën për vite nëse është e nevojshme. Ai tha se kjo do të përfshinte ndihmën e Ukrainës për të përmirësuar nga armët e vjetra të epokës sovjetike në pajisjet moderne ushtarake perëndimore.

“Ne duhet të jemi të përgatitur për një afat të gjatë. Ekziston absolutisht mundësia që kjo luftë të zvarritet dhe të zgjasë me muaj e vite,” tha Stoltenberg.

Në fillim të kësaj jave, një grup prej 40 kombesh u mblodhën në Gjermani për të diskutuar furnizimin e më shumë armëve dhe ndihmës për Ukrainën.

LAJMI KRYESOR: UFTA/Zelenskyy takohet me Guterres. SHBA: Ekzekutohen ukrainasit. Rubla në fuqi në Kherson

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota jens stoltenberg lufta ukraine-rusi jens stoltenberg lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll