Bota

Incidentet me Turqinë, Mitsotakis: Informova Stoltenberg për shkeljet dhe fluturimet

28 Prill 2022, 12:44 Nga DOSJA
Incidentet me Turqinë, Mitsotakis: Informova Stoltenberg për shkeljet

GREQI– Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i dërgoi një mesazh të ashpër Turqisë për fluturimet e avionëve F 16 mbi qiellin grek gjatë deklaratave të përbashkëta që bëri me homologen finlandeze, Sana Marin.

Sipas Protothemës, Mitsotakis iu referua provokimit turk që kulmoi me fluturimet mbi ishujt grekë ditën e djeshme ku dhe konfirmoi se ka informuar dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s.

Kam folur me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe e informova për sjelljen provokuese të Turqisë me fluturime të rrezikshme mbi Samos, Kios, Karpathos dhe ishuj të tjerë grekë. Ja bëra të qartë Stoltenberg se kjo sjellje është e papranueshme nga një partner i NATO-s. Turqia me sfidat e saj po minon unitetin e NATO-s, në një kohë kur ne duhet të qëndrojmë të bashkuar. Kjo sjellje minon progresin që kemi bërë gjatë takimit tim me Presidentin Erdogan. Duhet të ndalet. Këtë çështje do ta ngremë në të gjitha forumet ndërkombëtare. Turqia nuk ka respektuar sanksionet e vendosura nga vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s dhe kjo nuk është sjellje e një shteti që dëshiron të jetë kandidat për në BE”.-tha Mitsotakis.

Duke nisur nga deklaratat e tij, ai foli për situatën në Ukrainë, por edhe atë që ka diskutuar me homologen finlandeze ku u shpreh se qëndrimi i Greqisë ka qenë gjithmon i qartë duke e konsideruar pushtimin rus si një luftë agresive.

Çështjet që duhet të diskutojmë janë të shumta, duke filluar nga zhvillimet në Ukrainë. Tashmë kemi pasur një diskutim shumë produktiv që do të vazhdojë. Ukraina, siç thashë, ishte tema kryesore e diskutimit tonë. Që në momentin e parë, Greqia mbajti një qëndrim të qartë në përputhje të plotë me parimet themelore të politikës sonë të jashtme. Dua të ritheksoj sa më qartë që të mundem se pushtimi rus është një luftë agresive kundër një vendi të pavarur dhe sovran që nuk mund të tolerohet në Evropën e shekullit të 21-të.”-shtoi ai.

Kryeministrja e Finlandës, nga ana e saj, theksoi se vendi i saj dhe i yni ndjejnë solidaritet të madh me Ukrainën.

Ofensiva ushtarake e Rusisë ka provokuar krizën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha ai, duke shtuar se “për sa kohë që lufta të vazhdojë, ne do të mbështesim refugjatët”.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni kyriakos mitsotakis sana marin tensionet greqi turqi kyriakos mitsotakis sana marin tensionet greqi turqi

Sondazh

Poll

Bota 28 Prill 2022, 12:03

Pas alarmit, rihapen shkollat në Mal të Zi

MALI I ZI-Një ditë pas mesazheve kërcënuese për bomba në disa institucione vendore dhe shkolla sot në Malin e Zi mësimi ka vijuar normalisht nën mbikëqyrjen e p...