Bota

”Duhet të jemi më të fortë’, Petkov: Evropa duhet të gjejë alternativa ndaj gazit rus

28 Prill 2022, 13:19 Nga DOSJA
”Duhet të jemi më të fortë’, Petkov: Evropa

BULLGARI– Evropa duhet të jetë “më e fortë” dhe të gjejë alternativa të tjera për të ndaluar përdorimin e gazit rus, tha sot kryeministri bullgar Kirill Petkov nga Ukraina.

Për disa muaj tani, nuk do të kishim menduar kurrë se do të ishim pa gazin rus, por tani kemi alternativa. Nëse Bullgaria ka një alternativë, të gjithë në Evropë duhet të bëjnë të njëjtën gjë. Ne duhet të jemi më të fortë, duhet të jemi më të ashpër,”- tha Kirill Petkov nga Irpin, një periferi e Kievit që u shkatërrua gjatë pushtimit rus në mars.

Nga dje, Bullgaria, ashtu si Polonia, furnizohet me gaz natyror nëpërmjet fqinjëve të tyre në Bashkimin Evropian, pas mbylljes së rubinetit të Gazprom-it, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, duke denoncuar shantazhin e Moskës. Ministrat evropianë të energjisë do të takohen në mënyrë të jashtëzakonshme më 2 maj për të diskutuar situatën, njoftoi presidenca franceze e Bashkimit Evropian.

Gazprom njoftoi dje ndërprerjen e furnizimit me gaz për Bullgarinë dhe Poloninë, duke shpjeguar se dy vendet, NATO dhe Bashkimi Evropian, nuk i kanë bërë pagesat në rubla, siç kërkoi Vladimir Putin.

Kompanitë evropiane që bien dakord të paguajnë për gazin rus në rubla do të shkelin sanksionet e Bashkimit Evropian dhe do të ekspozohen ndaj rrezikut të lartë gjyqësor, paralajmëroi presidenti i Komisionit.

LAJMI KRYESOR: UFTA/Zelenskyy takohet me Guterres. SHBA: Ekzekutohen ukrainasit. Rubla në fuqi në Kherson

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota kirill petkov lufta ukraine-rusi varesia nga gazi rus kirill petkov lufta ukraine-rusi varesia nga gazi rus

Sondazh

Poll

Bota 28 Prill 2022, 12:03

Pas alarmit, rihapen shkollat në Mal të Zi

MALI I ZI-Një ditë pas mesazheve kërcënuese për bomba në disa institucione vendore dhe shkolla sot në Malin e Zi mësimi ka vijuar normalisht nën mbikëqyrjen e p...