Sport

Rangnick “dorëzohet”, nuk beson më te kualifikimi për në Champions League

28 Prill 2022, 05:29 Nga DOSJA
Rangnick “dorëzohet”, nuk beson më te kualifikimi për

ANGLI – Manchester United padyshim po kalon një sezon të vështirë. Trajneri Ralf Rangnick, i cili në fund të sezonit do t’ia lë vendin holandezit Erik ten Hag, ka treguar pesimizëm për shanset e ekipit të tij për të luajtur në edicionin e ardhshëm të Champions League.

“Nuk mendoj se ka kuptim të flasim apo të mendojmë ende për Champions League. Duhet të jemi realistë. Edhe nëse i fitojmë katër ndeshjet që na kanë mbetur, fati ynë nuk është më në dorën tonë. Ajo që është në duart tona është se si do të luajmë dhe niveli i performancës sonë. Edhe në funksion të sezonit të ardhshëm, është e rëndësishme ta mbyllim këtë sezon në notën më të mirë të mundshme”. 

Duke fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit, “Djajtë e Kuq” presin Chelsean, i treti me 65 pikë, i cili patjetër do të dëshirojë të konfirmojë vendin e tyre në Champions League sezonin e ardhshëm. Aktualisht i gjashti me 54 pikë, Manchester United është gjashtë pikë prapa dhe një ndeshje përpara Arsenalit të vendit të katërt.

Ndërkohë, për ndeshjen e radhës Luke Shaw, Harry Maguire, Jadon Sancho, Paul Pogba, Fred dhe Edinson Cavani nuk janë të disponueshëm për këtë takim, ndërsa Aaron Wan-Bissaka është i pasigurt.

B.T (Dosja.al)

 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport 'jo' manchester united një marrëveshje me manchester united trajneri i manchester united 'jo' manchester united një marrëveshje me manchester united trajneri i manchester united

Sondazh

Poll