Aktualitet

Plagosje në Durrës/ Kërkoi të divorcohej nga motra e tij, Hoxha qëllon me thikë kunatin

28 Prill 2022, 10:44 Nga DOSJA
Plagosje në Durrës/ Kërkoi të divorcohej nga motra e tij,

DURRËS– Një tjetër plagosje në Durrës. Spiro Toli u plagos ditën e sotme nga kunati i tij, Festim Hoxha në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 15 në qytetin bregdetar. Shkak i plagosjes është bërë kërkesa për ndarje nga bashkëshortja e Tolit. Ky i fundit, dërgoi të shoqen në banesën e Hoxhës, në Sukth. Ai bëri të ditur se nuk e donte më të shoqen duke kërkuar divorcin. Kjo bëri që Hoxha të revoltohej dhe të plagoste me thikë kunatin. Aktualisht Toli ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Aktualisht po vijon puna për kapjen e autorit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 12:00, në lagjen nr.15 Durrës, shtetasi F. H., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), kunatin e tij, shtetasin S. T., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna për kapjen e shtetasit F. H. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Plagosja e fundit në qytetin bregdetar u regjistrua ditën e djeshme, aty ku një person qëlloi me thikë vëllain e tij.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

‘Nuk e dua më’/ Kërkoi divorcin nga motra e tij, MOTIVI i plagosjes në Durrës

Sherri mes kunetërve në Durrës! Dalin EMRAT, kush është i plagosuri dhe autori

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet durres festim hoxha plagosje ne durres spiro toli durres festim hoxha plagosje ne durres spiro toli

Sondazh

Poll