Sport

Algjeri-Kamerun, polemika nuk shuhet. Edhe Gambia në FIFA për trajnerin Belmadi

28 Prill 2022, 04:42 Nga DOSJA
Algjeri-Kamerun, polemika nuk shuhet. Edhe Gambia në FIFA për

GAMBIA – Polemikat në lidhje me atë që ndodhi në “play-off”-in kualifikues për Kupën e Botës “Katar 2022” mes Algjerisë dhe Kamerunit nuk shuhen.

Kryetrajneri i “Dhelprave të shkretëtirës”, ​​Djamel Belmadi, javën e shkuar foli për një komplot kundër vendit të tij, duke sulmuar drejtpërdrejt arbitrin, Bakary Gassama nga Gambia.

Për këtë arsye, Federata e Futbollit të Gambias ka vendosur të bëjë një ankesë ndaj trajnerit algjerian dhe ka kërkuar zyrtarisht nga FIFA dhe CAF, që të nisin hetimet dhe procedimet disiplinore ndaj trajnerit.

Gjithashtu, Federata e Futbollit të Gambias në një deklaratë, bën të ditur se pret një dënim të ashpër nga homologët algjerianë, ndaj deklaratave të Belmadit, në të kundërt do t’i konsiderojë edhe ata, po aq fajtorë dhe bashkëpunëtorë.

B.T (Dosja.al)

 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport ‘play-off’-in e botërorit djamel belmadi dy ndeshjet e “play-offit” kupën e botës “katar 2022” ‘play-off’-in e botërorit djamel belmadi dy ndeshjet e “play-offit” kupën e botës “katar 2022”

Sondazh

Poll