Sport

Emery optimist për kthimin: “Mund të ishte më keq, por ne jemi ende gjallë”

28 Prill 2022, 04:26 Nga DOSJA
Emery optimist për kthimin: “Mund të ishte më keq, por ne

ANGLI – Unai Emery, trajneri i Villarrealit, i cili të mërkurën në mbrëmje u mund 2-0 në “Anfield” ndaj Liverpoolit në gjysmëfinalen e parë të Champions League, pas ndeshjes u shpreh në kanalin spanjol Movistar:

“Ata ishin më të mirë se ne gjatë 90 minutave. Ne donim të krijonim raste më të mira dhe në mbrojtje na duhej të punonim shumë. Ne duhej të rikuperonim topin dhe ta mbanim për të dalë në kundërsulm. 

Nuk donim që ata të na mbanin nën presion gjatë gjithë kohës. Ne u përpoqëm, por nuk krijuam asnjë rast. 2-0 është një rezultat i merituar për ta. Por mund të ishte më keq.

Gjithsesi rezultati 2-0 na jep një shans për një tjetër paraqitje në shtëpi, ne jemi ende gjallë. Mezi pres të filloj përgatitjet për rikthimin dhe dua të tregoj se jemi të aftë t’u shkaktojmë atyre probleme. Gjatë 45 minutave të para, ne nuk ishim keq në mbrojtje, por ata i merituan golat. Ushtruan presion, patën shanse. Duhet të pranojmë atë që ndodhi të mërkurën dhe të mbetemi optimistë se në 90 minutat e javës së ardhshme do të mund të krijojmë rrezik”.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport ai nuk do të jetë as nesër ndaj villarrealit trajneri i unai emery i villarealit villarreali i unai emery ai nuk do të jetë as nesër ndaj villarrealit trajneri i unai emery i villarealit villarreali i unai emery

Sondazh

Poll