Sport

Klopp: “Asgjë nuk ka përfunduar, të përpiqemi të fitojmë edhe në kthim”

28 Prill 2022, 04:03 Nga DOSJA
Klopp: “Asgjë nuk ka përfunduar, të përpiqemi të

ANGLI – Trajneri i Liverpoolit, Jürgen Klopp, pas fitores ndaj Villarrealit (2-0) në gjysmëfinale të Champions League, është shprehur i kënaqur me lojën e skuadrës së tij:

“Ajo që më pëlqen më shumë te Villarreali, është që sapo largohen nga presioni, bëhen kërcënues me pasimet. Na u desh të përdorim shumë lojtarë për të rikuperuar topin dhe kur nuk e rikuperuam, ishim jashtë pozicionit. Por gjithsesi ne e bëmë mirë edhe këtë dhe jam i kënaqur”.

Por kur pyetet për ndeshjen e kthimit ai është i kujdesshëm. “Për kualifikim? Puna mbetet për t’u bërë, asgjë nuk ka përfunduar. Ne jemi 2-0 në pjesën e parë, do të duhet të jemi 100% të përqendruar, të ruajmë qëndrimin e duhur dhe të mos shkojmë atje për të mbrojtur asgjë. Aty do të ketë një atmosferë të vështirë, ata japin gjithçka, luftojnë gjatë gjithë kohës. 

Pjekuria është një nga cilësitë tona. Ne folëm për këtë gjatë pushimit. Ne kishim mirë në pjesën e parë, ishte intensive për ne, por ishte intensive edhe mbrojtja për kundërshtarin. Ne duhej të qëndronim shumë pozitivë, të përpiqeshim, të dështonim, por të provonim përsëri. Më e mira, në kthim, do të jetë të harrojmë rezultatin 2-0 të ndeshjes së parë, t’i themi vetes se jemi 0-0 dhe të përpiqemi të fitojmë edhe në kthim”.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp gjermani jurgen klopp jurgen klopp është i bindur “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp gjermani jurgen klopp jurgen klopp është i bindur

Sondazh

Poll