Politike

Butrinti/ Zhupa: Minierë ari, dua të di kush është bordi? Një nga anëtarët është…

28 Prill 2022, 09:04 Nga DOSJA
Butrinti/ Zhupa: Minierë ari, dua të di kush është bordi?

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa risolli edhe një herë çështjen e Butrintit në Kuvendin e Shqipërisë. Ajo u shpreh se Butrinti do të jepet me koncesion dhe është në rrezik për t’iu dhënë privatit. Po ashtu ajo akuzoi se një nga anëtarët e bordit është një person i njohur për interesat që ka për të marrë Butrintin që në vitin 1993.

‘Butrinti do të jepet me koncesion, është në rrezik për t’iu dhënë privatit ku ka në bordin e saj ministren e Kulturës. Shteti e lëshon Butrintin, atë që lëshon me shumë para, vetëm në arkën e Butrintit gjenden 2 mln dollarë, që do i kalojnë fondacionit. Shkelen ligjet. Jepet për përfitim ekonomik dhe pse quhet organizatë jofitimprurëse, duhet që qytetarët të dinë se si ka mundësi që shteti jep me koncesion Butrintin. E drejta e cdo qytetari është që të jetë i informuar. E drejta e cdo qytetari që të ketë informacion, i drejtohem edhe Komisionerit. Fjala biznes përmendet 227 herë, Butrinti biznes fitimprurës që të pasurohet. Kërkoj transparencë, kush është bordi, kush janë njerëzit, a e dini se një nga anëtarët është Richard Hoxhis, i njohur për interesat e tij qe ne 1993 për të marrë Butrintin, a e dini se aty do të ndërtohen restorante, bare. Cmimi i biletave rritet por mund dhe të vendosen të tjera. Një minierë ari pra.’- tha ajo.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Seancë plenare/ Zhupa interpelancë me Çuçin (AXHENDA)

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike ina zhupa seanca plenare 28 prill 2022 ina zhupa seanca plenare 28 prill 2022

Sondazh

Poll