Politike

Mbledhja e Komisionit të Rithemelimit, Berisha: Kryetari rizgjidhet më 21 ose 22 maj

27 Prill 2022, 21:12 Nga DOSJA
Mbledhja e Komisionit të Rithemelimit, Berisha: Kryetari rizgjidhet më

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se data 21- 22 maj, do të jetë data kur do të zgjidhet kryetari i Partisë Demokratike. Lajmin e dha gjatë një prononcimi për mediat pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit. Madje, shtoi se edhe kandidaturën e tij do ta bënte zyrtare sapo të kishte një vendim konkret nga Kuvendi. 

“Konkluzionet e mbledhjes ishin disa vendime shumë të rëndësishme. U diskutua për zgjerimin komëtar. U vlerësua shumë përfundimi i procesit të zgjedhjeve në parti. Ishte një proces shumë i mirë. Komisioni do të jetë para jush për t’ju informuar për të gjithë procesin. Do i propozohet Kuvendit data e zgjedhjes së krytarit. 21 ose 22 e majit. Cilido kandidat do të përcaktojë rregullat po nga komisioni. Kandidaturën time do e shpall sapo të vendosë Kuvendi,”-tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: Berisha mbledh Komisionin e Rithemelimit në selinë e PD

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike komisioni i rithemelimit ne pd 27 prill 2022 sali berisha komisioni i rithemelimit ne pd 27 prill 2022 sali berisha

Sondazh

Poll