Politike

Berisha jep EMRA: Ja kush rikthehet në PD! Majlinda Bregu? S’di nëse ia lejon detyra

27 Prill 2022, 21:16 Nga DOSJA
Berisha jep EMRA: Ja kush rikthehet në PD! Majlinda Bregu? S’di

TIRANË– Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar rikthime në PD. Në një prononcim për mediat pas një mbledhje të Komisionit të Rithemelimit, Berisha ka bërë me dije se në këtë Kuvend do të jenë të ftuar të gjithë “të larguarit” apo të “përjashtuarit” nga PD-ja në kohën e Lulzim Bashës, duke përmendur dhe emra.

Berisha tha se Kuvendi do të autorizojë Komisionin e Rithemelimit që të funksionojë deri në momentin që do të zgjidhet kryesia dhe kryetari i ri. E në momentin që do të zgjidhet Kryesia, Komisioni i Rithemelimit nuk do të ekzistojë më. 

“Do ketë rikthime, zoti Arben Imami, Jozefina Topalli, kthehet ex offico. Majlinda Bregu? Varet nëse ia lejon funksioni. Edhe zoti Patosi, e zonja Hajdari. Deri në zgjedhjen e Kryetarit, në momentin që do zgjidhet Kryesia e PD-së, do të pushojë së ekzistuari Komisioni i Rithemelimit,”-tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: Berisha mbledh Komisionin e Rithemelimit në selinë e PD

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike komisioni i rithemelimit ne pd 27 prill 2022 sali berisha komisioni i rithemelimit ne pd 27 prill 2022 sali berisha

Sondazh

Poll