Politike

Artan Lame paralajmëron: Do ketë arrestime edhe në Kadastrën e Tiranës

27 Prill 2022, 20:33 Nga DOSJA
Artan Lame paralajmëron: Do ketë arrestime edhe në Kadastrën

TIRANË- Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame bëri një deklaratë të fortë, teksa pohoi se shumë shpejt në Tiranë do ketë arrestime të vartësve të tij, njëjtë siç ndodhi në Kadastrën e Durrësit. Ai deklaroi sot në ‘Opinion’ janë konstatuar raste të mbivendosjes së pronës.

“Së shpejti do të dëgjojmë edhe për Tiranë, si në rastin e asaj që ka ndodhur në Kadastrën e Durrësit, pasi ka patur mbivendosje të pronës. Te Kadastra nuk do ndodhë asnjë ndryshim se ne e kemi prej dy vitesh këtë. Vetëm në institucione të tjera do të ketë këto ndryshime nga 1 maji,”- tha Lame.

Ndërkohë që vetë Lame, disa kohë më parë në një dalje publike, ka pranuar se në shumë Kadastra të Shqipërisë ka probleme me hartat, pasi janë mbivendosur objekte, ose është ndryshuar pronësia, e gjitha për shkak të korrupsionit. Por mesa duket tanimë të gjithë ata që kanë shkelur ligjin duket grabitur pronat e qytetarëve do të përgjigjen para drejtësisë.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike artan lame artan lame

Sondazh

Poll