Politike

Parku i Butrintit, Margariti: Nuk ka element sekret në menaxhimin e tij

27 Prill 2022, 17:52 Nga DOSJA
Parku i Butrintit, Margariti: Nuk ka element sekret në menaxhimin e tij

TIRANË- Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka deklaruar se Parku Kombëtar i Butrintit nuk do të jepet me konçesion por menaxhimi i tij i kalon Fondit Amerikan për Zhvillim si dhe Ministrisë së Kulturës. Në një intervistë për Report Tv, Margariti tha se fondi është donator, duke theksuar se 10 site janë përmirësuar falë këtij fondi. Ajo gjithashtu ka theksuar se nga menaxhimi i tij, do të krijohen mini projekte për të përfshirë gjithë komunitetin.

“Nuk është koncesion, menaxhimi Butrintit kalon në një fondacion të posaçëm me fondin amerikan për Zhvillim dhe Ministria e Kulturës. Fondi është një doantor ashtu siç mirëpresim donatorë të tjerë. Biletaria elektronike, 10 site janë përmirësuar falë kontributit të fondi amerikan për zhvillim. Prezenca e fondit ka qenë edhe më parë në Butrint. Nuk ka asnjë lloj sekreti siç u shua për elementë që nuk i bëhen me dije publikut. Parku Kombëtar i Butrinit është pasuri kulturore botërore dhe si e tillë i parashtrohet edhe disa rekomandimeve të UNESCO. Plani Krijimi i shtigjeve të reja, aksesueshmërinë nëpërmjet varkave, ka në fokus një element shumë kyç karbon free, ka një qasje ekologjike, në sfidat globale që ndeshemi. Ka elementë të detajuar për restaurimin, por edhe mirëmbajtjes së zonës arkeologjike. Elementi mbështetjes së komunitetit lokal, rekomandim bazë i UNSECO, përfshirja e komunitetit në jetën e përditshme të këtij parku. Krijojë mini projekte për të përfshirë komunitetin edhe në formë grantesh. Do kemi edhe më shumë staf se do shtojmë personel, udhërrëfyes, ura bashkëpunimi me komunitetin”, tha Margariti.

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike elva margariti parku kombetar i butrintit elva margariti parku kombetar i butrintit

Sondazh

Poll