Politike

Mesila Doda: Në PD ka vetëm fjalë dhe jo koncepte “rithemelimi”, e djathta po asgjësohet

27 Prill 2022, 20:39 Nga DOSJA
Mesila Doda: Në PD ka vetëm fjalë dhe jo koncepte

TIRANË- Deputetja e opozitës, Mesila Doda, njëherësh sekretarja e Përgjithshme e PDIU, ka komentuar situatën e brendshme në Partinë Demokratike. Në një intervistë të dhënë për AbcNeës, ajo u shpreh se aktualisht në PD ka vetëm fjalë dhe jo koncepte “rithemelimi”.

Ndërkohë që ndër të tjera në fjalën e saj, ajo u shpreh se në vend po asgjësohet e djathta, e për këtë asgjë askush nuk po reagon.

“Nuk ka koncept rithemelimi nëse ti nuk thua mbi çfarë vlerash do të bëhet ky rithemelim. Ka qenë doktor Berisha që e donte partinë më në qendër se aty ishin më shumë vota. Konservatorizmi shkon në Amerikë. Po në Evropë pjesa më me madhe e votave janë në qendrën e djathtë. Edhe PD kur ka qenë në pushtet ne s’kemi bërë ndonjëherë politika konservatore. Duhet të shikojmë realitetin këtu. Ne kemi një ligj elektoral që është asgjësues për opozitën. E djathta po asgjësohet në Shqipëri dhe askush nuk po ngre alarmin,”– theksoi ajo.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike mesila doda mesila doda

Sondazh

Poll