Politike

Peticioni për Kim, Balla: I turpshëm! Berisha s’ka pasur marrëdhënie të mira me ambasadorët

27 Prill 2022, 20:41 Nga DOSJA
Peticioni për Kim, Balla: I turpshëm! Berisha s’ka pasur

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka deklaruar se peticioni i nisur kundër ambasadores amerikane Yuri Kim është i turpshëm. Në një deklaratë për mediat, Balla tha se kjo sjellje është e trashguar nga regjimi komunist. Ai gjithashtu shtoi se gjatë gjithë historisë dhe ambasadorve amerikanë në vend, Berisha nuk ka pasur marrëdhënie të mira me asnjë prej tyre.

“Këto janë sjellje të trashëguara nga regjimi komunist, unë jam i ri, por kam pasur mundësinë që të lexoj, nga ato çmenduritë e regjimit, ku ftoheshin masat që të bënin sulme kundër personave të caktuar, dhe natyrshëm kundër rrezikut angloamerikan. Në fakt edhe ky sulm ndaj një prej ambasadorëve më të mirë që SHBA ka pasur në Shqipëri… më thoni se me cilin prej ambasadorëve amerikane Sali Berisha ka pasur një marrëdhënie të mirë? Nxit gjithë këtë historinë e peticioneve, ky është një turp, krijimi i frymës antiamerikane në PD, apo ndonjë kalemxhi që paguhet nga lekët e pista të djalit të Sali Berishës, janë një turp që i takon ta mbajnë atyre. Ne kurrë nuk do të harrojmë që pa mbështetjen e SHBA-ve, Shqipëria rrezikonte ekzistencën e saj si shtet-komb”, u shpreh Balla.

Një peticion ka nisur kundër ambasadores amerikane Kim. Në rrjetet sociale është shpërndarë një peticion kundër saj, e deri më tani është firmosur nga mijra qytetarë online, ku i kërkohet Departamentit Amerikan të Shtetit që ti ndalojë ambasadores ndërhyrjen në punët e brendshme të vendit. (SHIKO KËTU)

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike sali berisha taulant balla yuri kim sali berisha taulant balla yuri kim

Sondazh

Poll