Politike

‘Harroi’ Asamblenë, Rama udhëton jashtë shtetit ditën e rëndësishme për PS

17 Korrik 2019, 15:42 Nga DOSJA
‘Harroi’ Asamblenë, Rama udhëton jashtë shtetit

TIRANË– Pas katër orë mbledhje me kryesinë e PS-së, socialistët kanë vendosur datën e re të Asamblesë Kombëtare. (Lexo këtu)

Sot u vendos që Asambleja e PS-së do të zhvillohet më 23 korrik në orën 16:00.

Por pse u shty data me një ditë?

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama do të udhëtojë jashtë Shqipërisë dhe për këtë arsye nuk arrinte dot që të ishte i pranishëm.

Vetëm dy ditë më parë kryeministri Edi Rama mblodhi kryesinë e PS-së në selinë rozë ku u analizuan zgjedhjet e 30 qershorit. Njëkohësisht u vendos që Asambleja Kombëtare e PS-së të zhvillohet më 22 korrik, vendim që u hodh poshtë në mbledhjen e sotme.

Në mbledhjen e Asamblesë, Rama mund të shpallë tre emra të rinj ministrash në kabinetin e tij. Gjithashtu presim për të parë se si do ta vlerësojë kryeministri Edi Rama procesin e analizës që po zhvillohet nga drejtuesit e qarqeve.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 22 korrik asambleja e ps-së 23 korrik asambleja e ps-së edi rama 22 korrik asambleja e ps-së 23 korrik asambleja e ps-së edi rama

Sondazh

Poll