Politike

Bllokohet hoteli në pronësi të ish-deputetit. Rama: Stop informalitetit. Bylykbashi: S’është hakmarrje politike

17 Korrik 2019, 09:46 Nga DOSJA
Bllokohet hoteli në pronësi të ish-deputetit. Rama: Stop

Elbasan- Në Elbasan është bllokuar bllokuar hoteli që është në pronësi të Aurel Bylykashit, ish-deputetit të PD-së. Lajmi fillimisht është dhënë nga kryeministri Edi Rama, i cili  ka publikuar foton e hotelit të bllokuar gjatë aksionit anti-informalitet, po ka fshirë emrin e këtij biznesi.  Dosja.al mëson se bëhet fjalë pikërisht për hotelin “Ylli” të  ish-deputetit të PD-së në Llixha të Elbasanit.

Kryeministri shkruan se numërimi mbrapsht ka nisur dhe humbja do të jetë e rëndë për çdo shkelës.” “Stop informalitetit. A i’a vlen humbja që sjell bllokimi ligjor për përfitimet nga shkelja e ligjit?! Kushdo që shkel ende ligjin le t’i bjerë lapsit. Numërimi mbrapsht ka nisur dhe humbja do të jetë e rëndë për çdo shkelës” thotë Rama në një postim në Facebook.

Për këtë vendim i kontaktuar nga Dosja.al  Bylykbashi bën me dije se hotel “Ylli” është në pronësi të familjes së tij, por ata e kanë dhënë me qera. Ish-deputeti Bylykbashi hedh poshtë zërat se ka të bëjë me një hakmarrje politike. Ai shton se personi që e ka në përdorim i ka mbaruar afati i licensës dhe nuk e ka rinovuar në kohë.

Kujtojmë se para pak kohesh Bylykbashi u ndalua nga policia për pjesëmarrje në protestën kundër Ramës në Librazhd. Më pas Gjykata e la atë të lirë.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aurel bylykbashi bllokohet hoteli i bylykbashit bllokohet hoteli në elbasan edi rama aurel bylykbashi bllokohet hoteli i bylykbashit bllokohet hoteli në elbasan edi rama

Sondazh

Poll