Aktualitet

Moti i keq/ Probleme me reshjet e dëborës dhe shiut në të gjithë vendin

25 Janar 2019, 10:42 Nga DOSJA
Moti i keq/ Probleme me reshjet e dëborës dhe shiut në të

Rikthehen sërish reshjet e dëborës dhe shiut duke shkaktuar probleme me qarkullimin në disa qytete të vendit. Situata më problematike është në qarkun e Korçës, ku trashësia e dëborës në Dardhë ka arritur 60 cm. Lekasi dhe Velçani vazhdojnë të jenë të bllokuar nga dëbora, ndërsa akset e tjera janë të kalueshme me zinxhirë.

Probleme ka edhe në Dibër, ku mësohet se reshjet e dëborës janë shoqëruar me erë të fortë.

ARRSH jep njoftimin për situatën në çdo qytet

Në Qarkun e Gjirokastrës dhe Vlorës:  gjatë natës ka pasur reshje shiu. Nuk paraqiten probleme ne qarkullimin e mjeteve.

Në Qarkun Korçë:  gjatë natës ka pasur reshje të dobëta bore, kontraktorët kanë punuar gjatë natës për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës,qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhir në të gjitha akset. Qarkullohet me zinxhirë vetëm rruga K/Boboshticë-Dardhë, në pjesën fundore.

Në Rajonin Qendror Tiranë: 
Në rrugën Librazhd-Steblevë ka pasur reshje bore rreth 10 cm, të cilat janë pastruar nga kontraktori. Të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullohen pa probleme.

Në Rajonin Verior Shkodër:  në lartësi ka pasur reshje bore, kontraktorët kanë vazhduar punën për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Qarkullohet me zinxhir në:
Zalldardhë – Draj Reç
Domaj – Draj Reç
Ura e Cerenecit – Steblevë, 20 km e fundit të aksit.
Reç – Qafë Drajë.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet diber korce moti i keq reshjet e debores rruge te bllokuara diber korce moti i keq reshjet e debores rruge te bllokuara

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Janar 2019, 19:17

Heroina në Has/Gjendet i vdekur turku në Prishtinë

Kosovë-Gjendet i vdekur në një banesë në Prishtinë, turku i shpallur në kërkim për laboratorin e heroinës në Has. Nejdet Cesuroglu është gjetur i pajetë që më 2...