Aktualitet

Nisi në rrjet e përfundoi në ish-Bllok, djemtë e Doshit shkuan të ‘sqaronin’ të riun

26 Prill 2022, 09:26 Nga DOSJA
Nisi në rrjet e përfundoi në ish-Bllok, djemtë e Doshit

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje nga sherri që ndodhi mes dy djemve të Tom Doshit e një 38-vjeçari dhe përfundoi me dhunimin e efektivëve të Polciisë së Shtetit. Mësohet se James e Markos Doshi, përkatësisht 22 dhe 20 vjeç janë konfliktuar verbalisht përmes rrjeteve sociale me 38-vjeçarin R.S.. Ata kanë lënë takim në rrugën ‘Ismail Qemali’ për tu ‘sqaruar’, por dy të rinjte të shoqëruar dhe nga një 34-vjeçar me inicialet E.L., e kanë rrahur 38-vjeçarin. Ata e kanë qëlluar me grushte e sende të forta dhe e kanë lënë të plagosur. Ky i fundit është dërguar në spital dhe pasi ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore ka dalë dhe ka shkuar në banesën e tij, nërsa në ish-Bllok ka shkaur policia.

Efektivët kanë tentuar të shoqërojnë dy të rinjtë Doshi, por këta të fundit kanë kundërshtuar dhe kanë dhunuar uniformat blu gjithashtu. I vetmi që është vënë në pranga është miku i tyre 34 vjeç që akuzohet për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”. James dhe Markos Doshi janë shpallur në kërkim dhe akuzohen për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

LAJM KRYESOR:Shpallen në kërkim djemtë e Tom Doshit, rrahën 38-vjeçarin e policët në ish-Bllok

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet james doshi markos doshi shpallen ne kerkim djemte e doshit james doshi markos doshi shpallen ne kerkim djemte e doshit

Sondazh

Poll