Aktualitet

45-vjeçari dëmtohet gjatë punës, arrestohet administratori i firmës në Lushnje

26 Prill 2022, 08:43 Nga DOSJA
45-vjeçari dëmtohet gjatë punës, arrestohet administratori

LUSHNJE- 45-vjeçari i identifikuar me inicialet A. F., banues në Berat është dëmtuar gjatë punës në një firmë ndërtimi. 45-vjeçari punonte në të zezë dhe tashmë është në spital nën kujdesin e mjekëve. 

Administratori i firmës është kapur në flagrancë nga policia e Lushnjës. 40-vjeçari i identifikuar me inicialet L. P., do të ndiqet penalisht për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm” pasi materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”, shtetasin L. P., 40 vjeç, banues në Berat, me detyrë administrator dhe drejtues teknik në një firmë ndërtimi, pasi ditën e djeshme, është dëmtuar gjatë kryerjes së punimeve në këtë firmë, shtetasi A. F., 45 vjeç, banues në Berat, i punësuar në mënyrë të paligjshme, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll