Sport

Alaba dhe Casemiro në grup me shokët në stërvitjen “Etihad”, por…

26 Prill 2022, 04:06 Nga DOSJA
Alaba dhe Casemiro në grup me shokët në stërvitjen

ANGLI – Stërvitja e Real Madridit në “Etihad”, përveç kontaktit të parë, ishte testi i fundit për të kuptuar nëse “të prekurit” (Alaba, Casemiro dhe Mendy) mund të jenë në takimin e së martës kundër Manchester Cityt apo jo.

Dhe e vërteta është se në 15 minutat e para të seancës në të cilën UEFA u jep akses mediave grafike, ata shiheshin duke punuar normalisht, së bashku me pjesën tjetër të shokëve të skuadrës.

Megjithatë, kjo nuk tregon se të tre do të jenë në njëmbëdhjetëshen startuese, pasi vetë Ancelotti në sallën e shtypit bëri disa komente për Casemiro, me të cilat praktikisht përjashtoi mesfushorin brazilian që ka punuar gjithë javën për të arritur në duelin vendimtar.

“Alaba dhe Mendy po bëjnë mjaft mirë dhe mendoj se kemi më shumë besim te ata sesa te Casemiro. Kemi një ditë tjetër dhe mund të presim pak,” – komentoi Ancelotti, si dhe konfirmoi se ai po mendon zëvendësimin e brazilianit në rast se nuk arrin të jetë gati për lojë.

Pjesa tjetër e madrilenëve e kryen seancën e punës pa raportuar asnjë problem dhe finalizuan detajet përfundimtare në prag të duelit ndaj anglezëve.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport champions league kundër real madridit mesfushori i real madridit champions league kundër real madridit mesfushori i real madridit

Sondazh

Poll