Bota

Kryeprokurorja pjesë e krimit dhe korrupsionit, reagon Zaev: Të konfirmohet nëse është e përfshirë apo e keqpërdorur

17 Korrik 2019, 10:43 Nga DOSJA
Kryeprokurorja pjesë e krimit dhe korrupsionit, reagon Zaev: Të

MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, është shprehur në lidhje me rastin e prokurores speciale, Katica Janeva duke kërkuar nga Prokuroria Publike që të të konfirmojë nëse kjo e fundit është e përfshirë në apo e keqpërdorur në Çështjen “Reket”.

Zaev ka deklaruar në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA se e respekton prezumimin e pafajësisë, por ndërkohë të gjitha dëshmitë e mbledhura duhet të procedohen deri në fund, për të nxjerrë fajtorin e për të lënë të lirë nga hetimet personat e përfshirë në këtë çështje.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut tha se nisur nga ky rast, po tregohet një luftë e kundër krimit të organizuar, në mënyrë që populli të besojë tek shteti juridik.

Kujtojmë që Kryeprokurorja speciale e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva dha dorëheqje pas dështimit të partive politike për një marrëveshje lidhur me projektligjin për punën e kësaj prokurorie.

(A.C/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni - kryeministri maqedonas çështjen “reket” katica janeva krim i organizuar zoran zaev - kryeministri maqedonas çështjen “reket” katica janeva krim i organizuar zoran zaev

Sondazh

Poll