Bota

Histori si në përralla, vdesin pas 71 vitesh martesë burrë dhe grua në një ditë

17 Korrik 2019, 07:57 Nga DOSJA
Histori si në përralla, vdesin pas 71 vitesh martesë burrë

Historia e tyre e dashurisë filloi rreth 71 vjet më parë, vdesin në të njëjtën ditë bashkëshorti dhe bashkëshortja.

Në epokën e marrëdhënieve online është shumë e vështirë për të gjetur një histori dashurie që me të vërtetë të shkrin zemrën dhe të ngroh shpirtin.

Por, një herë në kaq kohë vjen një çift që jep shpresë se dashuritë e vërteta ende ekzistojnë.E tillë është historia e Herbert DeLaigle, 94 vjeç dhe Marilyn Frances DeLaigle, 88 vjeç.

Çifti vdiqën në të njëjtën ditë, të premten e kaluar, me vetëm 12 orë dallim. Dashuria e tyre nisi shtatë dekada më parë në një kafene të Britanisë.

Frances punonte në një kafene të vogël, e shikoja  atë duke hyrë dhe duke dalë dhe ia vura syrin. Më në fund, e gjeta guximin për t’i kërkuar takim”, kishte thënë Herbert në një intervistë të realizuar vitin e kaluar.

Çifti thanë se ditën e parë të njohjes kanë shkuar në kinema, ndërsa një vit më vonë ai i kërkoi që ajo të ishte gruaja e tij.

Ata kishin qëndruar gjashtë vjet në Gjermani sepse burrin shërbeu në ushtri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Herbert DeLaigle shërbeu gjithashtu në Kore dhe Vietnam dhe u largua nga Ushtria pas 22 vjet shërbimi.

Dashuria e çiftit ka lënë pas gjashtë fëmijë, 16 nipër e mbesa, 25 stërnipër e stërmbesa dhe tre stërstërnipër e stërstërmbesa të frymëzuar nga dashuria e tyre 71-vjeçare.

Kur çiftet e martuara ose një antarë i familjes vdes,   vdekja e dytë shpesh i atribuohet një zemre të thyer.”Sindroma e  zemrës së thyer –  është e vërtetë,  kur dikush dëgjon disa lajme tronditëse, zakonisht lajme të tmerrshme, dhe ka lirim masiv të  hormoneve të stresit që lëshohen në gjak, zemra pastaj bombardohet  me këto hormone të stresit, “- tha Dr Matthew Lorber, një psikiatër në Spitalin Lenox Hill në Nju Jork.

Shoku i rëndë emocional mund të shkaktojë një dobësim të papritur të zemrës, që mund të imitojë një atak në zemër.

Burimi:CNN

(D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 71-vite martes çifti britanik çifti i moshuar vdesin në një ditë 71-vite martes çifti britanik çifti i moshuar vdesin në një ditë

Sondazh

Poll