Bota

E quajti Kosovën shtet në Beograd, mediat serbe censurojnë fjalimin e Presidentit Macron

17 Korrik 2019, 10:12 Nga DOSJA
E quajti Kosovën shtet në Beograd, mediat serbe censurojnë

BEOGRAD- Presidenti francez, Emmanuel Macron prej dy ditësh ka vizituar Serbinë. Macron në vizitën dyditore në Beorgrad u prit me nderime nga liderët serbë.

Në një nga fjalimet e tij në Beograd, presidenti francez foli rreth Kosovës duke iu referuar si një shtet.

Serbia dhe Kosova janë dy shtete fqinje që e kanë të ardhmen në Evropë”-  ishte  deklarata që i la pa fjalë  dhe të çuditur krerët më të lartë të politikës serbe.

Ndërkohë nuk ka ndodhur vetëm kaq, pasi presidenti Macron deklaroi se edhe është censuruar nga mediat serbe.

Gjatë ditës së djeshme, Gjorgje Vukadinoviç, një deputet i pavarur serb e preku faktin e cenusrimit që vetë Macron deklaroi.

Gjorgje Vukadinoviç lidhur me censurën që mediat serbe i bën fjalimit të presidentit francez, në momentin ku Serbinë dhe Kosovën i cilësoi si shtete fqinje, kërkon që Beogradi të bëjë punën e tij për të pranuar një realitet të tillë.

“Përveç mediave që nuk e kanë transmetuar këtë deklaratë, nuk kanë reaguar as krerët e shtetit serb”,- u shpreh Vukadinoviç për “Danas”.

Deputeti serb thotë se kjo mungesë  vëmenjde ka ndihmuar që  atmosfera pozitive e vizitës së Macron në Serbi të mos prishej.

Gjithashtu Macron në rrjetin social ka publikuar një pjesë të shkurtër të fjalimit të tij në Beograd, ku flet për zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne duhet të ndërtojmë së bashku paqen ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Mesazhi im nga Beogradi”,- shkruan Macron.

Macron ka premtuar se do të ndikojë pozitivisht në dialogun me Serbisë edhe Kosovës, si dhe ka njoftuar se do të organizojë një takim të vecantë gjatë shtatorit me Kancelaren gjermane Angela Merkel për marrëdhëniet Beograd-Prishtinë.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni beograd-prishtine emannuel marcon e quan kosovën shtet mediat serbe censurojne presidentin francez beograd-prishtine emannuel marcon e quan kosovën shtet mediat serbe censurojne presidentin francez

Sondazh

Poll