Bota

U gjet e pajetë brenda bunkerit, arrestohet vrasësi i shkencëtares amerikane në ishullin e Kretës

16 Korrik 2019, 15:15 Nga DOSJA
U gjet e pajetë brenda bunkerit, arrestohet vrasësi i

GREQI- Policia greke ka vënë në pranga një person, si i dyshuari kryesor për vrasjen e shkencëtares amerikane në ishullin grek të Kretës.

27-vjeçari ka pranuar vrasjen e Suzanne Eaton, raportojnë mediat greke.

Biologia Eaton u raportua e humbur nga miqtë e saj me 2 korrik, pasi shkoi për të bërë vrap. Ajo u gjet e vdekur brenda një bunkeri të Luftës së Dytë Botërore gjashtë ditë më vonë.

Shkencëtarja nga Instituti Max Planck kishte marrë pjesë në një konferencë në ishull.Policia në një deklaratë tha se ajo ishte mbytur dhe motivi i mundshëm ishte ‘abuzimi seksual’.

Sipas medieve greke, i dyshuari është i martuar dhe baba i dy fëmijëve nga Kreta. Policia po përpiqet të zbulojë se kur ndodhi sulmi.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota arrestohet vrasesi ishullu i kretes shkencetarja amerikane suzanne eaton arrestohet vrasesi ishullu i kretes shkencetarja amerikane suzanne eaton

Sondazh

Poll