Bota

Ambasadori i ri rus në Serbi e fillon mandatin me deklarata të rreme

17 Korrik 2019, 07:26 Nga DOSJA
Ambasadori i ri rus në Serbi e fillon mandatin me deklarata të rreme

SERBI – Ambasadori i ri rus në Serbi, Aleksandër Botsan-Kharchenko vetëm pak kohë pas kohë pas emërimit të tij në këtë post ka nisur të akuzojë Bashkimin Evropian dhe SHBA, se kanë ushtruar presion mbi Serbinë pa marrë parasysh interesat e vendit.

Gjithashtu ambasadori rus ka bërë një deklaratë gënjeshtër, ku thotë se SHBA dhe aleatët e saj po inkurajojnë Kosovën që të ruajnë tensionet në rajon.

“Presioni i vazhdueshëm i Perëndimit ndaj Serbisë, i ushtruar përmes Bashkimit Evropian, është i dukshëm, … ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj po inkurajojnë Kosovën që të ruajnë tensionet në rajon,” – tha Botsan-Kharchenko për “Sputnik”

Botsan-Kharchenko tha se ka padyshim presion ndaj Serbisë në negociatat e pranimit në BE, ndërsa amerikanët po e shtyjnë vendin edhe më shumë për të normalizuar marrëdhëniet me Kosovën përpara se të hyjnë në BE. “Për më tepër, nuk ka asnjë dëshmi që interesat më të mira të Beogradit të merren parasysh në çdo formë, në ndjekje të një zgjidhjeje kompromisi”, tha ambasadori rus.

Akuzat e Botsan-Kharchenkos kundër Perëndimit janë të pabaza dhe lidhen me kritikat perëndimore ndaj ritmit të ngadalshëm të negociatave të pranimit të Serbisë në BE, të cilin ai e portretizon si “presion”. Pjesa e dytë e pretendimit të tij ka të bëjë me refuzimin e Beogradit për ta njohur Kosovën si shtet të pavarur për t’u bashkuar me BE.

Zyrtarët rusë në mënyrë rutinore e kanë paraqitur Kosovën si një “burim konflikti të mundshëm” dhe mbështetjen perëndimore për shtetin e pavarur si një faktor “destabilizues” në Ballkan. Në të njëjtën kohë, Moska po shfrytëzon marrëdhënien e tensionuar midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe veçanërisht refuzimin e Serbisë për të njohur pavarësinë e Kosovës, si një nga arsyet kryesore të ndarjes dhe paqëndrueshmërisë në Ballkan.

Botsan-Kharchenko është shperehur për median  “Sputnik” në Serbi se: “Perëndimi dhe mbi të gjitha Uashingtoni mbështet ekskluzivisht shqiptarët e Kosovës, strukturat e tyre ushtarake dhe përpjekjet për të krijuar një ushtri, të cilat nuk janë vetëm jashtë kuadrit ligjor, por janë gjithashtu një synim i qartë për të rritur tensionet “.

Marrë dhe përkthyer nga Polygraph

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksandër botsan-kharchenko ambasadori rus ne serbi ben deklarata te rreme aleksandër botsan-kharchenko ambasadori rus ne serbi ben deklarata te rreme

Sondazh

Poll