Bota

U zgjodh në krye të KE-së, ish-krahu i djathtë i Merkel e thotë hapur: Do të mbështes Shqipërinë

17 Korrik 2019, 08:56 Nga DOSJA
U zgjodh në krye të KE-së, ish-krahu i djathtë i Merkel e

GJERMANI- Presidentja e KE, Ursula von der Leye, konfirmon mbështetjen për antarësimin e Shqipërisë në BE.

Ish-krahi i djathtë i Merkel, ka deklaruar se ka parë një rol të rëndësishëm në procesin e reformave të  jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë rajonin.

Por ky konfirmim për mbështetjen e antarësimit të  Shqipërisë në BE, nuk ka ardhur kaq lehtë. Para se Ursula von der Leye, të emërohej në detyrën e rëndësishme të Bashkimit Evropian ajo duhet të merrte mbështetjen e eurodeputetëve në Parlamentin Evropian.

Socialistët dhe Demokratët që janë grupi më i madh në PE, i vunë disa kushte Von der Leyen-it, ku kërkonin  mbështetje nëse gjermania votohet në krye të KE-së. Nëse Von der Leyen do binte dakord me prioritetet e PE, atëherë deputetët do të votonin për emërimin e saj.

Pjesë e kushteve të Socialistëve dhe Demokratëve ishte edhe hapja e  negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. E gjendur në këto kushte, Ursula von der Leyen pranoi që të mbështesë Tiranën dhe Shkupin.

“Shoh një rol të rëndësishëm në procesin e vazhdueshëm të reformave në të gjithë rajonin. Mbështes plotësisht hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut,”-shprehet sot Ursula von der Leye.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni presidentja e ke mbeshtet negociata e shqiperise ne be ursula von der leyen presidentja e ke mbeshtet negociata e shqiperise ne be ursula von der leyen

Sondazh

Poll